rrjeta.org – Informatika Shqiptare

rrjeta.org – Informatika Shqiptare, është një web faqe e cila merret me informatikën dhe teknologjinë në përgjithësi. Web faqja është e orientuar me një qëllim, aj që të mbledhë të gjithë talentet shqiptarë në këtë lami dhe të kultivojë talente të reja, në mënyrë që edhe populli shqiptar të ketë një pikëmbështetje për të gjitha problemet dhe diskutimet për botën e kompjuterëve.

rrjeta.org që nga viti 2006 është në shërbim për të gjithë shqiptarët dhe ka zgjedhur dhe ndihmuar më shumë se 4000 probleme të ndryshme për shfytëzuasit e saj, duke u ofruar të gjithëve një ndihmë falas pa kurrfarë interesi, vetëm dhe vetëm në shërbimin për përparimin e informatikës dhe teknologjisë shqiptare.

Një ndër avantazhet kryesore të rrjeta.org – Informatika Shqiptare është që nga fillimi i themelimit të kësaj web faqe, rrjeta.org është marrë me sigurimin virtual, do të thotë me sigurimin e kompjuterëve, web faqeve, serverëve etj. Në këtë mënyrë rrjeta.org mori një iniciativë që të kontrollojë po thuaj se të gjitha web faqet shqiptare, kryesisht ato më të njohurat, dhe t’i paralajmërojë ato për mungesë sigurie apo për ndonjë “bug” të ndryshëm. Në këtë mënyrë rrjeta.org është duke kontribuar për të gjitha web faqet shqiptare që në këtë mënyrë webmasterët të bëjnë arnimet e nevojshme për një web faqe më të sigurt.

VN:F [1.9.4_1102]
Rating: 5.0/5 (2 votes cast)
VN:F [1.9.4_1102]
Rating: +1 (from 1 vote)
rrjeta.org - Informatika Shqiptare, 5.0 out of 5 based on 2 ratings

Useful Information

rrjeta.org – Informatika Shqiptare
Category Forume
Posted Thursday, September 30th, 2010

Lini nje koment

Leave a Reply